Tjetër goditje nga modestët e Serisë A, kampioni i Europës kthehet në Itali

14 Janar 2022
20:58
Denis Hakanaj
back button

Tani është zyrtare, ish-ylli i Lazio-s Nani kthehet në Itali.

Sulmuesi portugez, kampioni i Europës në 2016-ën bashkë me Cristiano Ronaldo-n, do të veshë fanellën e Venezia-s deri në fundin e sezonit 2022/23, siç ka bërë të ditur klubi lagunor në faqen zyrtare:

“Nani është një nga sulmuesit e krahut më të talentuar të brezit të tij, i famshëm për fintet dhe golat e tij spektakolarë”, lexohet në komunikatën për shtyp.

“Në karrierë ka fituar trofe si Kampionati Europian UEFA 2016 me Portugalinë, UEFA Champions League 2018 dhe katër tituj në Premier League (2007/08, 2008/09, 2010/11, 20012/13) me Manchester United, dhe në fund tre Taça de Portugal (2006/07, 2014/15, 2018/19) dhe një Taça da Liga (2018/19) me Sporting CP”.

Një tjetër goditje me efekt për Venezia-n, pas blerjess së Michael Cuisance nga Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit