Video: Ish-ylli i Juventus turpërohet nga trajneri në Old Trafford

15 Dhjetor 2019
17:23
back button

Ecuria e Moise Kean në Premier League ka qenë zhgënjyese deri tani.

Ish-sulmuesi i Juventus, i cili u transferua tek Everton verën e kaluar për 27.5 milionë euro, ka dhënë vetëm një asist në 13 ndeshjet e luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi, situata e tij është përkeqësuar pasditen e sotme, kur trajneri Ferguson e ka turpëruar para syve të gjithë botës. Ai e ka aktivizuar italianin në minutën e 70-të të ndeshjes së barazuar 1-1 në Old Trafford kundër Manchester United, por e ka zëvendësuar atë me Niasse në minutën e 89-të, me Kean ka dalë nga fusha kokëulur.

Trajneri ka thënë se nuk ishte asgjë personale me futbollistin, por vendimi i tij është kritikuar nga tifozët në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit