Tjetër humbje në futboll, një kampion Europe shuhet vetëm 43 vjeç

18 Shtator 2019
13:39
back button

Holandezi Fernando Ricksen është ndarë nga jeta pasi ishte prekur nga sëmundja e vdekjes së neuroneve motorike, që konsiston në mosfunksionimin e muskujve.

Ricsken ishte vetëm 43 vjeç dhe nuk arriti të fitojë betejën me këtë sëmundje, por pavarësisht kësaj ai për vite me radhë i ndoqi në stadium ndeshjet e Rangers.

Në karrierën e tij si futbollist, ai shquhet për suksesin dhe arritjet tek Rangers, ku qëndroi nga viti 2000-2006. Në Skoci mbrojtësi i majtë fitoi tre kampionate, tre kupa të Ligës dhe 3 kupa të Skocisë.

Më pas kaloi tek Zenit për tre vite, aty ku fitoi një UEFA Europa League, një Superkupë Europë dhe një kampionat rus.

Me përfaqësuesen e Holandës është përfshirë në skuadër në 12 raste, 4 ndeshje ka luajtur në kualifikuese Europiani dhe 8 të tjera ndeshje miqësore.

Prej disa kohësh ai vuante nga sëmundja e rëndë, që në fund rezultoi fatale për të. Sëmundje e njëjtë me atë të fizikanit Stephen Hawking.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit