Tjetër kritikë për Mbappé në Francë: Shkon kundër mënyrës se si luajnë shokët e skuadrës

16 Janar 2021
13:38
Alfred Lleshi
back button

Në prag të përplasjes kundër Angers, Mauricio Pochettino falënderoi Kylian Mbappé për predispozicionin e mirë ndaj ekipit dhe vlerësoi motivimin e madh të treguar nga ylli francez, që nga zbarkimi i tij në Paris. Marrëdhënia midis Tuchel dhe Mbappé kaloi përplasje dhe argjentinasi nuk dëshiron ta shohë veten në të njëjtat situata, kështu që me këtë lloj deklaratash ai duket se i shtrin dorën publikisht Kylian. Me Real Madridin të vëmendshëm ndaj çdo gjesti, të gjitha përkëdheljet janë pak për të. Sidoqoftë, duket se ish-trajneri i Tottenham do të duhet ta përdorë belin e tij më mirë për të korrigjuar aftësi të caktuara në fushë të Mbappe. Të paktën, sipas mendimit të Jérome Rothen, një ish-ndërkombëtar francez, i cili kaloi pesë vite të karrierës së tij me PSG (2004-2009) dhe tani është analist i ‘RMC’.

Në këtë medium, ai dha mendimin për yllin francez: “Mbappé shkon kundër mënyrës se si luajnë shokët e tij të skuadrës, gjithashtu edhe kundër qëndrimeve të tyre. Ka gjëra që nuk mund të fshihen. Ka tendencë ta ekzagjerojë me gjeste individuale. Fjala vjen, e pashë të provonte një roveshiatë, që ishte e padobishme. Ai është shumë kokëfortë në këtë aspekt. Edhe pse kur ia del, duket si Ronaldo (Nazario). Kylian po i afrohet këtij niveli. Sot, edhe para se të bëjë një pasim, provon një veprim individual të padobishëm. Trajneri do të jetë i rëndësishëm për mënyrën e menaxhimit të kësaj. Do të jetë e nevojshme të shihet nëse Pochettino i merr parasysh këto këshilla që vijnë nga jashtë, nëse tashmë ishte në dijeni të tyre”.

Legjenda franceze shpërthen kundër Mbappe: Po ndërlikon gjithçka që bën, duhet detoksifikuar si futbollist…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit