Tjetër lamtumirë nga Atletico, mbrojtësi largohet pas 8 sezonesh

21 Korrik 2019
13:23
Telesport
back button

Pas 8 sezonesh në La Liga me fanellën e Atletico Madrid, mbrojtësi 33-vjeçar Filipe Luis ka zyrtarizuar sot transferimin te skuadra e Flamengo, në Brazil. Ai rikthehet në vendlindjen e tij, ku pritet të mbyllë karrierën.

Mbrojtësi transferohet me koston zero, pasi kontrata e Filipe Luis me “colchoneros” kishte skaduar më 1 korrik. Pas triumfit me kombëtaren në Copa America, mbrojtësi kishte kërkuar disa ditë kohë për të vendosur për të ardhmen, e cila quhet Flamengo.

Lojtari, që numëron edhe 44 ndeshje me fanellën “Selecao”, ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë me Flamengo. Filipe Luis rikthehet të luajë në Brazil pas 15 vitesh, që kur u largua në vitin 2004 për t’u transferuar tek Ajax (nuk e veshi aasnjëherë fanellën e këtij ekipi).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit