Tjetër lëvizje te Kukësi, drejtuesit arrijnë marrëveshjen e rinovimit

16 Gusht 2019
11:52
back button

Trajneri i portierëve, Ermal Nexhipi, ka rinovuar kontratën e tij me Kukësin dhe për një vit tjetër. Ai do të punojë sërish me klubin nënkampion për sezonin 2019-20. 

Lajmin për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin kuksian e ka bërë vetë të ditur pjesëtari i stafit teknik. “Edhe një vit te Kukësi. Falenderoj presidentin Safet Gjici, drejtorin Nderim Nexhipi dhe trajnerin Shpëtim Duro dhe të gjithë stafin për besimin“, – shkruan Nexhipi. 

Nexhipi do të përcaktojë titullarin ndërmjet Ilir Avdylit dhe Dashamir Xhikës. Largimi Strivi Frashërit dhe mungesa e firmës me Enea Koliçin ka bërë që porta e Kukësit të jetë një pikë jo shumë e sigurt.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit