Tjetër medalje për Lara Colturi në Botëror, renditet e treta në sllallomin gjigand

21 Janar 2023
15:53
Telesport
back button

Pas medaljes së artë të fituar dje në garën e supergjigandit, skiatorja shqiptare Lara Colturi i ka sjellë sot Shqipërisë një tjetër medalje në botërorin për të rinj në ski, atë të bronztë.

Skiatorja 16-vjeccare, italiane por me pasaportë e nënshtetësi shqiptare prej gati 10 muajsh, u rendit e treta në garën e sllallomit gjigand, në botërorin që po zhvillohet në pistën austriake të St.Anton.

Pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 2’07”26 (56”80 zbritja e parë dhe 1’10”46 zbritja e dytë). Ajo u klasifikua e treta, me +1’24” nga fituesja e medaljes së artë. Pta, një të artë e një të bronztë për Shqipërinë dhe Colturi brenda 24 orëve.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatores Lara Colturi, që këtë vit po debuton edhe në garat e Kupës së Botës në ski, ku është më e vogla në moshë. Ky sezon mbetet i jashtëzakonshëm për skiatoren e re shqiptare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit