Tjetër ndërhyrje “horror”, mbrojtësi i Monaco-s merr të kuqin e dytë në ndeshjen e tretë

26 Janar 2019
22:06
back button

Me siguri që nuk i kishte imagjinuar kështu ndeshjet e para te Monaco qendërmbrojtësi brazilian Naldo. 

Pasi doli me karton të kuq që në ndeshjen e dytë në Ligue 1, ai ka bërë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e tretë. 

Në sfidën e javës së 22-të Monaco, që aktualisht ndodhet në vend të parafundit të renditjes, ishte në disavantazh që në minutën e 24-t. 

Shpresa për një përmbysje u shua në minutën e 60-të, kur Naldo bëri një ndërhyje brutale ndaj Julio Tavares.

Për arbitrin nuk kishte asnjë dyshim, karton i kuq i menjëhershëm për ish-lojtarin e Schalke 04. Si përfundim, Monaco humbi 2-0 dhe vazhdon të vuajë edhe me trajnerin e ri Jardim, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Thierry Henry. 

Të kuqin e parë tek ekipi i ri Naldo e mori në sfidën ndaj Strasbourg (1:5). Si pasojë, ai ishte i pezulluar për ndeshjen ndaj Metz në kupë. 

Tani ai do të qëndrojë përsëri larg fushave për shkak të një tjetër pezullimi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit