Tjetër problem për Romën, lojtari më në formë pëson tërheqje muskulore

1 Tetor 2019
18:05
back button

Një tjetër problem për Romën, Henrikh Mkhitaryan do të qëndrojë larg fushave për tri javë pasi ka pësuar një problem muskulor.

Vetëm disa orë pasi u konfirmua se Lorenzo Pellegrini do të qëndronte larg fushave për dy muaj, Roma ka lajmëruar se Mkhitaryan ka pasur një problem të njëjtë, por jo aq të rëndë.

Megjithatë, për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare që do të luhen gjatë javës tjetër, ai nuk do të humbasë më tepër se katër ndeshje, dy në Serie A dhe dy në Europa League.

Armeni ka shënuar dhe ka dhënë një asist në katër paraqitjet e tij për Romën që kur mbërriti nga Arsenali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit