Tjetër sherr për Icardin, e sulmon motra: “Mjaft o budalla, hap sytë!”

16 Shkurt 2019
22:56
back button

Sikur të mos mjaftonin telashet në të cilat është përfshirë prej kohësh, të kulmuara ditët e fundit me heqjen e shiritit të kapitenit dhe përjashtimit nga skuadra, Mauro Icardi u desh të përballet publikisht edhe me të motrën e tij, Ivana Icardi.

Një shfaqje e vërtetë ajo mes të dyve e dhënë publikisht në “Twitter” përmes komenteve, përgjigjeve e kundërpërgjigjeve, aq sa për të thelluar skandalin.

Apelit të së motrës, që kërkonte të rikthehej vëllai i saj, për të shijuar momentet mes vëllezërish, me letra, të qeshura, nipa e mbesa, Icardiu iu përgjigj jo vetëm me një refuzim. 

“Kjo nuk do të ndodhë. Shqetësohu të jesh e dobishme duke punuar, mos shpenzo kohë në Tëitter, duke shkruar idiotësira, për sa kohë qëllimet e tua nuk do të gjejnë përfitim. Kujtohu të shohësh edhe gjashtë vëllezërit e tu të tjerë, duke konsideruar që nuk i ke kërkuar kurrë në Twitter. Ciao!”, ishte përgjigja e Icardit, ndaj të cilit nuk mund të mungonte reagimi i Ivanës.

Kundërpërgjigja e motrës ishte po aq ofensive ndaj Icardit: “Nuk kam nevojë të kërkoj në Twitter ata që më flasin e përgjigjen në telefon. Nuk kanë nga pas një gjarpër dhe natyrisht bën magji për t’i ngjarë asaj. Mjaft u tregove kaq budalla dhe hap sytë! Rikthehu të jesh ai i mëparshmi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit