Tjetër tërheqje, Wimbledon humbet edhe kampionen në fuqi

25 Qershor 2021
11:22
Telesport
back button

Tenistja rumune Simona Halep, numri 3 në botë për femra, nuk do të luajë në grand slam të Wimbledon, që nis më 28 qershor në Londër.

Halep është kampionia në fuqi e këtij turneu. Ajo ka fituar në vitin 2019, por vjet ky grand slam nuk u zhvillua për shkak të pandemisë.

Tenistja vendosi të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në pulpë. Ajo u ka komunikuar vendimin organizatorëve të turneut, që pas pak orësh do të hedhin shortin.

Halep nuk luajti as në gran slam të Roland Garros, pas dëmtimit që pësoi në turneun Masters të Romës. Halep është tenistja e dytë “big” që tërhiqet pas japonezes Naomi Osaka (numri 2 në botë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit