Tjetër veprim adoleshenti, Balotelli xhindos Brescian! Po tani?

3 Qershor 2020
18:16
Telesport
back button

Mario Balotelli nuk ndryshon! Sulmuesi i Brescias, që u kthye në Itali me mendjen se mund të gjente qetësinë dhe paqen e munguar, pas më pak se një viti ka vendosur që të largohet.

Edhe presidenti i Brescias, Cellino, në deklaratën e fundit e bëri me dije se raporti i dashurisë me dallëndyshet ka marrë fund: “Bëra gabim që e ktheva! Mendova se duke ardhur në qytetin e lindjes, do të gjente veten, por ai nuk ka ndryshuar. Nuk dua të mbërrijmë të prishja e kontratës por të ndahemi mirë”.

Sakaq, sulmuesi vazhdon të tregojë se nuk i interesuar për Brescian dhe për asgjë: ditën e sotme duhet të ishte prezantuar në stërvitjen e paradites, por nuk e ka bërë. Eshtë hera e dytë brenda pak kohësh për SuperMarion, që ka oferta jashtë Italisë dhe Raiola po punon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit