Tjetër zhgënjim për ish-kampionen e botës që dikur mahniste në kafaz

23 Maj 2022
10:48
Telesport
back button

Holly Holm, ish-kampionia e botës në artet marciale mikse, sportistja që shokoi të gjithë kur mposhti ikonën Ronda Rousey me KO, duket se është në fund të karrierës së saj. Ajo u mund me vendim jo-unanim të gjyqtarëve nga Ketlen Vieira në eventin UFC Vegas 55, në një duel të fortë me 5 raunde.

Kjo është humbja e gjashtë në karrieërë për Holms në kafaz, ndërkohë që numëron edhe 14 fitore. Holm numëron 6 humbje në 10 duelet e fundit, duke mos qenë më ajo protagoniste si dikur, duke humbur edhe dy mundësi të arta për t’u rikthyer kampione, ndaj Cyborg e Nunes (i humbi të dyja sfidat).

Mendova se e fitova këtë sfidë. Humba vetëm raundin e dytë dhe më pas isha superior dhe ndjeja se isha më pranë fitores. Gjithmonë mendoj se mund të bëj dhe jap më shumë se sa ndodh realisht në kafaz”, tha Holm, që në raundin e dytë arriti t’i mbijetonte një kapje për qafe të rivales së saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit