Tmerr para sfidës me Liverpool, Ancelotti: Po na përbuzin, si mund të ndërrohemi aty?!

11 Shtator 2019
22:20
back button

Napoli dhe Carlo Ancelotti lëshuan një deklaratë të fortë ndaj këshillit lokal. “Në dy muaj nuk i keni bërë dhomat e zhveshjes? Shoh përçmim për klubin.”

Stadiumi “San Paolo” iu nënshtrua një pune të gjerë rindërtimi gjatë verës, pjesërisht për shkak të një eventi atletike të zhvilluar aty, por edhe si pjesë e një marrëveshje me klubin për të përmirësuar arenën.

Për shkak të kësaj, Napoli luajti dy ndeshjet e para të Serie A të sezonit larg shtëpisë, në Fiorentina dhe Juventus.

Sidoqoftë, duket se një inspektim ishte katastrofik për trajnerin Ancelotti, i cili e lëshoi këtë deklaratë në faqen zyrtare.

“Pashë kushtet e dhomave të zhveshjes në ‘San Paolo’. Jam pa fjalë. Pranova kërkesën e klubit për të luajtur dy ndeshjet e para të sezonit larg shtëpisë, në mënyrë që puna të mund të përfundonte, ashtu siç ishte premtuar.

Mund të ndërtoni një shtëpi në dy muaj dhe ata nuk mund të rinovojnë dhomat e zhveshjes! Ku mund të ndërrohemi për ndeshjet kundër Sampdoria dhe Liverpool?

Jam inatosur nga pamjaftueshmëria dhe joprofesionalizmi e atyre që duhej të kryenin këtë punë. Si mundi Qarku, Bashkia dhe Komisionerët të mos mbanin zotimin që bënë tek ne?

Unë shoh përbuzje dhe mungesë kujdesi për ekipin, klubin dhe qytetin. Jam shqetësuar”, e mbylli fjalën e tij Ancelotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit