Tmerrohet ish-i i Balotellit, lidhet dhe kërcënohet në shtëpinë e të dashurit. I vidhen 300 mijë euro

12 Tetor 2021
10:43
Alfred Lleshi
back button

Terror në Nice, ku të dielën në mbrëmje, rreth orës 21:30, tre persona të maskuar dhe me kapuç hynë në shtëpinë e Mario Lemina, ish-mesfushori i Juventusit, aktualisht pjesë e Nice. Tre hajdutët, të armatosur me armë, kërcënuan tri gra që ishin në vilë, para se t’i lidhnin.

Sipas një burimi gjyqësor të raportuar nga “L’Equipe”, gratë gjithashtu kanë pësuar dhunë. Midis tyre ishte edhe partnerja e futbollistit, Fanny Neguesha, ish e dashura e Mario Balotellit. “Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj, ne të gjithë jemi të sigurt, shëndoshë e mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, – shkroi futbollisti në Instagram. – Fitimet e paligjshme nuk i sjellin dobi askujt. Faleminderit të paktën që më lanë pasurinë më të çmuar, familje timen”.

Në kohën e grabitjes me armë, Lemina nuk ishte në shtëpi. Mesfushori 28-vjeçar ishte në Afrikë për të konkurruar në kualifikueset e Kupës së Botës 2022 me Gabonin e tij. Hajdutët dyshohet se kanë vjedhur mallra me vlerë të madhe, përfshirë bizhuteri luksoze, veshje dhe produkte lëkure. Sipas elementëve të parë të hetimit, dëmi i vlerësuar është rreth 300.000 euro. Lemina është një njohës i vjetër i futbollit Italian. Në Torino kaloi dy sezone, 2015-2017, duke fituar dy tituj të Serie A dhe dy herë Kupën e Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit