Todt flet për gjendjen e Schumacher: Është pjesë e familjes time, e takoj rregullisht…

4 Dhjetor 2023
8:27
Telesport
back button

Po bëhen gati 10 vjet nga aksidenti me ski i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1 dhe në gjithjë këto vite lajmet për gjendjen e tij janë me pikatore. Një nga njerëzit më pranë pilotit gjerman është Jean Todt, me të cilin Schumacher shkroi historinë e këtij sporti kur ishin së bashku te Ferrari.

Duke folur për “La Stampa”, Todt tha: “Në fillim marrëdhënia jonë ishte profesionale por dalë nga dalë kjo marrëdhënie u forcua shumë deri sa u bëmë miq të mirë. Michael e konsideroj një mik dhe është pjesë e familjes time. Shkoj ta takoj rregullisht dhe në të shkuarën kemi parë mjaft gara së bashku”.

Gjendja e tij është një çështje private. E vetmja gjë që mund të them është se e adhuroj Michael, e adhuroj familjen e tij dhe është e drejtë të respektojmë privatësinë e tyre. Në marrëdhënien tonë kemi arritur shumë suksese dhe kjo na bën edhe më të pandarë”, u shpreh Jean Todt, ish drejtori sportiv i Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit