“Tokio 2020”, 1 milionë bileta hidhen në lotarinë kombëtare

8 Nëntor 2019
10:30
Telesport
back button

Kërkesat e japonezëve për të parë nga afër garat e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” janë 10 herë më të larta se sa biletat që do të hidhen në shitje. Në total, në shitje do të hidhen 7.8 milionë bileta, nga të cilat, 70% do të jenë për vendasit. Pra 5.5 milionë bileta janë për fansat japonezë. Pjesa tjetër e biletave janë për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, vendet pjesëmarrëse, sponsor etj.

Organizatorët, deri më tani kanë organizuar 2 lotari kombëtare, ku kanë dhënë 3.5 milionë bileta. Ndërkohë që, këtë fundvit, do të organizohet edhe një lotari e tretë, ku do të jepen 1 milionë bileta të tjera. Organizatorët kanë deklaruar gjithashtu se nuk do të ketë bileta në shitje për garën e maratonës, për shkak se ajo mund të zhvillohet në temperatura të larta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit