“Tokio 2020”, akuza: Të izoluar sikur ishim në “burg olimpik”

19 Gusht 2021
10:09
Telesport
back button

Sportistët holandezë që morën pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” kanë mbetur të zhgënjyer nga atmosfera e krijuar në Fshatin Olimpik, ku shumicën e kohës ishin të izoluar dhe të mbyllur, pa patur mundësi të lëvizin. Kjo, si pasojë e masave të ashpra anti-Covid që ishin marrë për shkak të pandëmisë nga organizatorët.

Gjatë Olimpiadës, 5 pjesëtarë të delegacionit olimpik holandez dolën pozitivë me koronavirus, duke bërë që edhe persona të tjerë të hyjnë në karantinë. Ndaj, sportistët e kanë konsideruar këtë situatë jo të këndshme, duke e quajtur karantinën e detyrueshme si “burg olimpik”.

Candy Jacobs, sportiste e garave me patina, tha: “Kemi protestuar disa herë gjatë Olimpiadës, pasi nuk hapeshin dritaret dhe ne kishim nevojë për ajër të pastër. Dritaret ishin të mbyllura, dyert hapeshin vetëm kur vinte ushqimi. Kjo ishte e padurueshme”.

Këto deklarata u mbështetën edhe nga tenisti Jean-Julier Rojer dhe kanoisti Finn Florijn. “Ishim të mbyllur në dhomat tona brenda si në burg. Ishte një burg olimpik. Të mbyllur, të izoluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit