“Tokio 2020”, një sportiste trans do të garojë për herë të parë në Olimpiadë

31 Maj 2021
11:50
Telesport
back button

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të organizohen këtë verë në Japoni, për herë të parë në historinë olimpike do të marrë pjesë edhe një sportiste transgender (nga mashkull është kthyer në femër). Bëhet fjalë për Laurel Hubbard, e cila garon në sportin e peshëngritjes dhe do të garojë për Zelandën e Re.

Dikur ka qenë mashkull dhe quhej Gavin, por prej vitit 2017 ka ndërruar gjini dhe emër, por jo sport. Hubbard ka siguruar të drejtën të garojë në Olimpiadën japoneze dhe ka marrë “OK”-in edhe nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF). Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e vendit të saj si pjesëmarrëse.

Hubbard, tashmë 43 vjeçe, ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për të garuar me femrat, pasi ka ulur edhe nivelin e testosteronit, që është në nivelin e kërkuar. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i delegacionit nga ana e Komitetit Olimpik të Zelandës së Re, që shtangistja të bëjë realitet ëndrrën e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit