Tomori kujton momentin e paharrueshëm me Abraham dhe bën parashikimin e bujshëm

17 Shtator 2021
17:53
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori, ka folur për të ardhmen e tij dhe jo vetëm në një intervistë të dhënë për DAZN.

Ish-lojtari i Chelsea-t është ndalur edhe te transferimi i Abraham te Roma:

“Jam shumë i gëzuar për të. Flasim pothuajse çdo ditë. Kemi filluar të luajmë te Chelsea kur kam qenë 7 vjeç dhe më pas kemi arritur në skuadrën e parë. Kujtoj kur kam shënuar golin tim të parë dhe ai ka shënuar një tregolësh: ka qenë dita më e bukur e jetës sonë”, ka thënë Tomori.

“A do të doja të kthehesha te Chelsea? Tani jam shumë mirë te Milan-i, e dua Milan-in. Chelsea ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite dhe kam arritur të realizoj ëndrrat e mia në të gjitha kompeticionet, por tani jam i lumtur te Milan dhe jam i lumtur për atë që po bëjmë; tani kemi edhe Champions League më në fund dhe ndoshta mund ta fitojmë siç ka bërë Chelsea”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit