Fikayo Tomori ka folur nga konferenca per shtyp per sfiden Milan-Newcastle ne Champions. Mbrojtesi nuk luajti ne derbi pasi ishte i skualifikuar dhe eshte ndjere keq. “Jam i zhgënjyer që nuk kam mundur t’i ndihmoj shokët e skuadrës në fushë. Të shikosh ndeshjen në TV është e vështirë, nuk mund ta ndihmosh ekipin. Nesër do të jem në fushë. Do të përpiqemi të fitojmë dhe ta nisim mirë grupin.”
“Sfida ndaj Sandro Tonalit? Natyrisht që do të jetë mirë ta shohim përsëri. Kemi luajtur shumë ndeshje së bashku. Do të jetë mirë ta shohim përsëri kaq shpejt pas largimit të tij.
Megjithatë, ne jemi profesionistë, kur fillon loja, miqësia nuk ekziston. Ne duam të fitojmë, pas ndeshjes mund të fillojmë të jemi sërish miq. Gjatë lojës ne nuk jemi miq.
“Leao nivel top player? Pse jo? Që kur erdha këtu ai është përmirësuar shumë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe kjo u tregua në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar. Ai ende mund të përmirësohet, mund të bëhet një nga yjet e rinj. Le të shpresojmë se do të bëjë mirë nga nesër.
“Newcastle? Janë një skuadër shumë e fortë, me këmbë te shpejta përpara ne sulm dhe me fizik prapa. Ata luajnë shumë topa vertikal. Ne e dimë lojën që presim dhe më pas duhet të demonstrojmë cilësinë tonë me ose pa top.”