Tomorri premton super sezon, Nexhipi ndez tifozët me…lojtarin e kombëtares!

18 Gusht 2019
19:08
back button

Genc Tomorri dhe Nderim Nexhipi kanë folur për RTSH Sport përpara Superkupës së Shqipërisë, Partizani-Kukësi. Teksa drejtori i Partizanit u ndal te fakti se skuadra kampione duhet të synojë sërish kurorën dhe Superkupën, drejtori i Kukësit ka folur edhe për merkaton.

“Partizani ka si synim titullin, sigurisht! Do të kemi rivalë më shumë se sa Kukësin, pasi janë fuqizuar edhe ekipet e tjera. Por, duam ta nisim me Superkupën. Në Europë bëmë një ecuri të mirë, edhe pse mund të kishim bërë më mirë”, tha Tomorri.

Sakaq, Nderim Nexhipi i Kukësit premtoi se do të ketë edhe dy goditje në merkato. “Trajneri do të ketë edhe dy fuqizime. Abazaj? Po punojmë edhe për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit