Sandro Tonali: “A zgjodha une të largohesha? Është e vështirë për një lojtar të kërkojë një transferim në një ekip të caktuar; ka shumë arsye për një transferim.
Kur mora ofertën, isha i lumtur. I dhashë shumë Milanit dhe para se të largohesha fola me shumë njerëz, nuk e mora vendimin në mënyrë impulsive.
Çfarë ndjeva kur u largova? Transferimi përkoi me Kampionatin Evropian; ishte i shpejtë, u mbyll për 10 ditë. Pata fatin që gjeta njerëz që donin të më ndihmonin.
Kur mbërrita, nisa nje jete te re futbollistike. Futbolli ka të bëjë me emocionet; duhet të përpiqesh të jesh profesionist.”
“San Siro? Emocione të forta dhe te veshtira qe do të përjetoj nesër. Sot takova njerëz me të cilët kam punuar për vite me radhë. Janë emocione të vështira që do t’i mbaj mend përgjithmonë sepse Milani është ekipi që unë mbështes dhe ai që më lejoi të përmbush ëndrrën time.
Tani do të vij si kundërshtar dhe do të më duhet ta menaxhoj, por nuk do të jetë problem. Të luash në Ligën e Kampionëve është një emocion dhe është edhe më e bukur në San Siro. Kur u hodh shorti ma ndjente zemra se do te luaja ndaj Milanit.
Babai im do te jete ne stadium dhe e di qe do te beje tifo per Milanin dhe uroj edhe per mua, ndoshta duke shpresuar te barazimi. Por pas kesaj ndeshje ai sheh vetem kuqezi”