Tonali zbulon si e injoroi Milan-i dhe se çfarë do t’i vidhte Pirlo-s

6 Qershor 2020
16:07
Denis Hakanaj
back button

Sandro Tonali është mes lojtarëve më premtues të futbollit italian. Mesfushori i Brescia-s është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Sportweek, ku ka folur jo vetëm për krahasim e vazhdueshëm me Pirlo-n, por edhe për një prapaskenë të merkatos që ka lidhje me Milan-in.

Rrëfimi i Tonali-t fillon nga koha kur vishte fanellën e Lombardia Uno, skuadër shumë afër Milan-it. “Lombardia Uno ishte e lidhur me Milan-in. Çdo dy ose tre muaj pesë ose gjashtë fëmijë thirreshin në Vismara, kur stërviteshin të rinjtë e klubit”, ka thënë Tonali.

“Nuk mund te them se më kanë refuzuar, ata as që më kanë marrë në konsideratë. Ndoshta isha shumë i vogël”.

Në lidhje me krahasimin me Pirlo-n: “Jemi të ndryshëm. Komplimentet që më ka bërë më kanë befasuar. Ai ekzagjeron, por më ka dhënë të drejtë: nuk ngjajmë. Do të doja të kisha nga ai saktësinë milimetrike në pasimet e gjata”, ka thënë Tonali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit