Toni Kroos kundër Perez për Superligën, kritikon UEFA-n dhe FIFA-n

20 Prill 2021
10:41
Alfred Lleshi
back button

Toni Kroos, në podcastin “Einfach mal Luppen” që ndan me vëllain e tij, Felix, e refuzoi kategorikisht Superligën, megjithëse kritikoi edhe organizatat që e kundërshtojnë atë, siç kujtoi media gjermane “Sport1”: “Fatkeqësisht, nuk është në dorën tonë si lojtarë për të vendosur. Ne jemi kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s. Nëse do të kishte një union të lojtarëve, ne nuk do të luanim një Ligë të Kombeve apo Superkupën Spanjolle në Arabinë Saudite (…)

Unë jam një tifoz i madh i lënies së gjërave siç janë, sepse po shkojnë mirë. Së bashku me Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Kupat e Europës, ligat respektive kombëtare janë një produkt i nivelit të lartë. Hendeku midis klubeve të mëdha dhe të vogla po zgjerohet. Superliga? Të jetë për ne futbollistët, nuk do të merrnim pjesë (e tha këtë me vëllain e tij)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit