Kampionatet në Europë

“Top 10” stadiumet më të mbushura në Europë, në këtë sezon

Futbolli luhet për tifozët. Këta të fundit me të drejtë konsiderohen “lojtari i 12-të” për një skuadër, në këtë sport. Dihet se çfarë shtyse përbën ky faktor shumë i rëndësishëm për lojtarët në fushë, sidomos në aspektin e karikimit. Në botë njihen tifozëritë më të zjarrta, janë evidentuar edhe ato më huliganet, por në këtë drejtim ka edhe një “përmasë” tjetër, që ka të bëjë me mbushjen e stadiumeve të skuadrës së tyre.

Pikërisht nga një këndvështrim i tillë, “Corriero Dello Sport” ka bërë renditjen e 10 stadiumeve europiane, që janë mbushur më shumë në një ndeshje të këtij edicioni. Ky klasifikim ka për bazë përqindjen e mbushjes, referuar raportit kapacitet të stadiumit dhe numër tifozësh të pranishëm. Ekziston vetëm një ekip italian në këtë “top 10”. Interi me “San Siro”.

10) STUTTGART (57.642 spektatorë – 60.449 kapaciteti – mbushja 95.4%)

9) SCHALKE 04 (58.491 spektatorë – 62.271 kapaciteti – mbushja 93.9%)

8) ARSENAL (59.809 spektatorë – 60.260 kapaciteti, 99.3% mbushja)

7) TOTTENHAM (61.222 spektatorë – 90.000 kapaciteti – 68% mbushja)

6) INTER (62.653 spektatorë – 80.018 kapaciteti – mbushja 78.3%)

5) REAL MADRID (65.263 spektatorë – 81.044 kapaciteti – mbushja 80.5%)

4) BAYERN MUNICH (74.167 spektatorë – 75.000 kapaciteti – mbushja 98.9%)

3) MANCHESTER UNITED (74.270 spektatorë – 75.643 kapaciteti – 98.2% mbushja)

2) BORUSSIA DORTMUND (75.947 spektatorë – 81.635 kapaciteti, mbushja 93%)

1) BARCELONA (77.506 spektatorë – 99.354 kapaciteti, mbushja 78%)

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Kampionatet në Europë