“Top 50” basketbollistët më të mirë në NBA, Bryant përfundon jashtë 10-shes

16 Tetor 2019
10:53
Telesport
back button

Kobe Bryant, 5 herë fitues i titullit kampion në NBA, është renditur në vendin e 14-të në një listë të “top-50” basketbollistëve më të mirë të historisë. Lista është publikuar nga “Bleacher Report” dhe ka krijuar mjaft polemika pikërisht për këtë renditje të “Black Mamba”.

Natyrisht që në krye të listës ishtë Michael Jordan, i ndjekur nga LeBron James (i dyti) dhe Kareem Abdul Jabar (i treti). Bryant është kaluar në renditje edhe nga Magic Johnson (i katërti), Shaquille O’Neal (i gjashti) dhe Tim Duncan (i shtati) e mjaft të tjerë. Ndërsa në vendin e 10-të ndodhet Stephen Curry.

Gjithsesi, habit pozicioni i Bryant, që mban disa nga rekordet e NBA-së. Në karrierën e tij me Lakers, Kobe ka realizuar 33,643 pikë. Ai është lojtari më i ri në moshë që ka debutuar në NBA (18 vjeç e 158 ditë) si dhe më i vjetri që ka realizuar mbi 60 pikë në një ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit