Top-formacioni i Capello: Ja 11 më të mirët që kam trajnuar

22 Maj 2020
15:25
Alfred Lleshi
back button

Gjatë një interviste të fundit, Fabio Capello, trajneri i njohur italian, tregoi top-formacionin më të mirë të lojtarëve që ka stërvitur. Natyrisht, në të ka vend për ish-futbollistë të Milanit, Romës dhe Juventusit, klube që i ka drejtuar në Itali, por edhe të spanjollëve të Real Madridit. Moduli që ka përzgjedhur? Një 4-3-3, natyrisht, edhe pse me një lojtar të dymbëdhjetë ky rreshtim mund të ndryshojë.

Në portë: Buffon
Në mbrojtje: Cafu, Maldini, Baresi, R.Carlos
Në mesfushë: Redondo, Savicevic, Gullit (Toti)
Në sulm: Raul, Van Basten, Ronaldo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit