TOPI I ARTË 2021 | 33 pikë diferencë mes Messit dhe Lewandowskit. Polaku: “Asnjë futbollist në botë nuk…”

29 Nëntor 2021
22:50
Telesport
back button

Njeri i përulur, punëtor dhe profesionist shembullor. Robert Leëandoëski, që duhet ta kshte fituar vitin e shkuar Topin e Artë dhe që sonte u rendit në vend të dytë pas Leo Messit, menjëherë pas ceremonisë, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale.

“Urime Leo Messi dhe Alexia Putellas fituesit e #BallonDor2021, urime gjithashtu të gjithë lojtarëve të nominuar!

Asnjë lojtar nuk mund të fitojë një çmim individual pa ekipin më të fortë dhe tifozët besnikë pas tij. Faleminderit per mbeshtetjen tuaj”.

Sakaq, kane dale edhe piket per 10 vendet e para.

Messi: 613 

Lewandowski: 580

Jorginho: 460

Benzema: 239

Kanté: 186

Ronaldo: 178

Salah: 121

De Bruyne: 73

Mbappé: 58

Donnarumma: 36

Lionel Messi fiton Topin e Artë të shtatë dhe gjatë Bobo TV Antonio Cassano çmendet nga gëzimi: “Lewandowski, e meritove. Por fitoi më i forti. Tani Vieri flet për Ronaldon, atë dhe atë, por tani askush nuk mund të flasë më.

Ai shënoi 45 gola, lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë.

Si mund të mos i japësh atij? Lewandowski tregoi diçka të jashtëzakonshme, duke fituar dhe duke luajtur shumë mirë. Leo fitoi dhe ishte lojtari më i mirë i kombëtares”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit