Topi i Artë: Është një prej favoritëve, ja fjalët e para të Van Dijk pas mbërritjes në Paris!

2 Dhjetor 2019
20:17
back button

Virgil Van Dijk ka parakaluar në tapetin e kuq që të çon drejt ceremonisë gala të “Topit të Artë”. Lideri i Liverpool, së bashku me Lionel Messin shihen si më favoritët për ta fituar këtë çmim. Ndërkohë që ka mbërritur në tapetin e kuq, gazetarët i kanë “vjedhur” edhe një prononcim, ku holandezi është shprehur:

“Sigurisht që është bukur të jesh këtu. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është një nder i madh të jem këtu dhe të jem pjesë e këtij grupi lojtarësh. Më jep forcë më shumë të motivohem dhe të vijoj përpara”, përfundon Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit