Topi i Artë: “Je një shembull dhe inspirim!”, ja video që i mbushi Messit sytë me lot!

3 Dhjetor 2019
16:27
back button

Lionel Messi u shpall “Topi i Artë” për vitin 2019 në një ceremoni gala të mbajtur në Paris. Argjentinasit i ishte përgatitur dhe një surprizë nga familja e tij, të cilët në një video uronin Messin për fitimin e çmimit prestigjioz.

Videoja ishte padyshim edhe momenti më emocionues në sallë, ku edhe vetë Messi u duk sikur mbushi sytë me lot. Në insert ishte djali i madh Thiago, i cili fliste fillimisht, ndërsa me radhë e merrnin fjalën edhe bashkëshortja Antonela, por edhe “çamarroku” Mateo.

“Çkemi babi! Urime për çmimin. Shpresoj të jesh mirë dhe krenar. Të dërgoj një puthje të madhe. Të dua!”, shprehet Thiago. Nga ana tjetër, bashkëshortja Antonela, shprehet se Leo është një shembull.

“Jam e lumtur që jam krah teje duke të parë të rritesh si në aspektin personal, po ashtu edhe në atë profesional. Të shoh që po e tejkalon veten nga dita në ditë dhe ky çmim është rezultat i të gjithë forcës, dedikimit dhe mbi të gjitha të dashurisë që ti ke për atë që bën. Je një shembull, një inspirim për mua dhe për fëmijët. Urime!”

Mateo, i cili është edhe më protagonisti në familjen e tij, mjaftohet vetëm me një fjali: “Forca babi!”, shprehet 4-vjeçari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit