TOPI I ARTË: Messi niset drejt Parisit, detaji i radhës që e konfirmon si fitues

2 Dhjetor 2019
16:10
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka planifikuar udhëtimin drejt Parisit për të gjithë lojtarët e nominuar për Topin e Artë të vitit 2019. Kryefjala e klubit është Lionel Messi që mund të fitojë trofeun e gjashtë personal si askush në histori. 

Zërat konfirmojnë se argjentinasi mund të triumfojë në këtë ceremoni, pasi ka udhëtuar në kryeqytetin spanjoll së bashku me familjen e tij. Gruaja Antonella Roccuzzo së bashku me dy djemtë e tyre që ishin të veshur me Emporio Armani. 

Messi nuk është i vetmi lojtar nga Barcelona që udhëton për në Paris, pasi në listën e 30 emrave të nominuar janë dhe Antonie Griezmann dhe Frenkie De Jong. Shanset që ato të fitojnë janë minimale, por mund të përzgjidhen në formacionin më të mirë të vitit. 

Në rrjet është shpërndarë një foto me votat e mbledhura që tregon se Messi do të fitojë me 446 vota, i ndjekur nga Van Dijk me 382 dhe nga Mo Salah me 179. Vetëm vendi i katërt për Cristiano Ronaldon që ka rrëmbyer vetëm 133 pikë. Messi e ka fituar më herët këtë trofe dhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit