“Topi i Artë” / Nga Ronaldo te Cruyff, Platini, Van Basten…; të gjithë i përulen Leo Messit

3 Dhjetor 2019
10:04
Alfred Lleshi
back button

Leo Messi e shtoi të hënën numrin e “Topave të Artë” në gjashtë të tillë, duke e lënë mbas rivalin e vet më të madh, Cristiano Ronaldo, me një më pak. Argjentinasi është bërë lojtari i parë, që fiton gjashtë trofe të këtij lloji në historinë e çmimit prestigjioz individual. Kapiteni i Barcelonës e ka ripozicionuar veten në majën e futbollit botëror, pasi mesfushori kroat i Real Madridit, Luca Modric, i dha fund epokës së Messit dhe Cristiano Ronaldos vitin e shkuar. Argjentinasi dhe portugezi e kanë monopolizuar çmimin në dhjetë vitet e fundit, të dy janë lojtarët me më shumë “Topa të Artë” në histori. 

Sidoqoftë, Leo Messi tani e ka thyer këtë barazi. Mbetet të shihet nëse CR7, tashmë në moshën 34-vjeçare, do të jetë në gjendje ta rivendosë ekuilibrin në këtë drejtim, në vazhdim. Thënë ndryshe, Messi “i ka vënë të gjithë në rresht” në këtë çmim. Para tij, mjaft lojtarë të tjerë kishin nderin ta ngrinin trofeun e shumëlakmuar, i cili është shpërndarë vazhdimisht që nga viti 1956, por kurrsesi ta ëndërronin, jo më të bënin realitet, që të triumfonin plot gjashtë herë. Sikurse duket edhe në info-grafikun shoqërues të shkrimit, Messi i shikon gjithë të tjerët nga lart…, si Mesia! Kjo është lista e plotë e fituesve të “Topit të Artë”:
1956 – Stanley Matthews (Blackpool)
1957 – Alfredo di Stéfano (Real Madrid)
1958 – Raymond Kopa (Real Madrid)
1959 – Alfredo di Stéfano (Real Madrid)
1960 – Luis Suárez (Barcelona)
1961 – Omar Sívori (Juventus)
1962 – Josef Masopust (Dukla Praga)
1963 – Lev Yashin (Dinamo Moscow)
1964 – Denis Law (Manchester United)
1965 – Eusebio (Benfica)
1966 – Bobby Charlton (Manchester United)
1967 – Florian Albert (Ferencvaros)
1968 – George Best (Manchester United)
1969 – Gianni Rivera (Milan)
1970 – Gerd Müller (Bayern Múnich)
1971 – Johan Cruyff (Ajax)
1972 – Franz Beckenbauer (Bayern Múnich)
1973 – Johan Cruyff (Barcelona)
1974 – Johan Cruyff (Barcelona)
1975 – Oleg Blojin (Dinamo Kiev)
1976 – Franz Beckenbauer (Bayern Múnich)
1977 – Allan Simonsen (Borussia Mönchengladbach)
1978 – Kevin Keegan (Hamburg)
1979 – Kevin Keegan (Hamburg)
1980 – Karl-Heinz Rummenigge (Bayern Múnich)
1981 – Karl-Heinz Rummenigge (Bayern Múnich)
1982 – Paolo Rossi (Juventus)
1983 – Michel Platini (Juventus)
1984 – Michel Platini (Juventus)
1985 – Michel Platini (Juventus)
1986 – Igor Belánov (Dinamo Kiev)
1987 – Ruud Gullit (Milan)
1988 – Marco van Basten (Milan)
1989 – Marco van Basten (Milan)
1990 – Lothar Matthäus (Inter)
1991 – Jean-Pierre Papin (Olympique Marselle)
1992 – Marco van Basten (Milan)
1993 – Roberto Baggio (Juventus)
1994 – Hristo Stoichkov (Barcelona)
1995 – George Weah (Milan)
1996 – Matthias Sämmer (Borussia Dortmund)
1997 – Ronaldo (Inter)
1998 – Zinedine Zidane (Juventus)
1999 – Rivaldo (Barcelona)
2000 – Luis Figo (Real Madrid)
2001 – Michael Owen (Liverpool)
2002 – Ronaldo (Real Madrid)
2003 – Pavel Nedved (Juventus)
2004 – Andriy Shevchenko (Milan)
2005 – Ronaldinho (Barcelona)
2006 – Fabio Cannavaro (Real Madrid)
2007 – Kaká (Milan)
2008 – Cristiano Ronaldo (Manchester United)
2009 – Lionel Messi (Barcelona)
2010 – Lionel Messi (Barcelona)
2011 – Lionel Messi (Barcelona)
2012 – Lionel Messi (Barcelona)
2013 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2014 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2015 – Lionel Messi (Barcelona)
2016 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2017 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2018 – Luka Modric (Real Madrid)
2019 – Lionel Messi (Barcelona)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit