Topi i artë për femra/ Pyetje skandaloze! Shtangen të gjithë

4 Dhjetor 2018
11:00
back button

Prezantuesi i Ballon d’Or, Martin Solveig, ka guxuar më shumë seç duhej duke bërë një pyetje të pavend, futbollistes së vitit, Ada Hegerberg, nëse mund të bëjë “twerk”- lëvizjen tepër provokuese të kërcimit. Sigurisht futbollistja ka refuzuar me një “jo” të prerë. 

DJ dhe prezantuesi i ka kërkuar falje asaj pas spektaklit, por kjo pyetje ka bërë xhiron e botës nëpër rrjete sociale duke kritikuar prezantuesin për pyetjen provokuese. Jo vetëm ata që e kanë ndjekur nëpërmjet televizionit, por edhe të pranishmit në sallë kanë ngelur të shtangur, kamera në ato momente ka fokusuar Mbappe-n që dukej sikur të “kishte parë një të vdekur” në skene e jo Hegerberg. 

Duke parë zhurmën mediatike, Hegerberg ka dashur të qetësojë situatën dhe ka thënë për Sky Sports: “Ai erdhi menjëherë tek unë pas spektaklit dhe ishte shumë i mërzitur që situata shkoi në atë mënyrë. Nuk mendova shumë për këtë gjë gjatë atij momenti me thënë të drejtën. Nuk e konsiderova si ngacmim seksual apo diçka të tillë. Isha e lumtur që kisha fituar topin e artë. 

Ndërsa Solveig ka shkruar në twitter: “I kërkoj ndjesë sinqerisht nëse kam ofenduar njeri. Por ideja ime ishte: Jo se doja ta ftoja atë të ma bënte atë kërcim mua, por të kërcenim nën ritmet e këngës. Unë ja shpjegova më vonë asaj dhe më tha që e kuptonte që e kishte bërë me shaka.”

Por as këto deklarata nuk e kanë ndalur “luftën” ndaj tij në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit