Torassa vjen me kusht, topi në duart e Idrizit

10 Mars 2019
12:24
Eraldo Harlicaj
back button

Agustin Torassa u largua nga Flamurtari dhe qyteti i Vlorës me probleme të mëdha, pasi ishte administratori Sinan Idrizi që nuk donte që shtatshkurtri të ikte. Aventura e tij kineze nuk shkoi aspak mirë, pasi ekipi i Janbian Funde, që do të firmoste me lojtarin falimentoi dhe momentalisht 30-vjeçari ndodhet në shtetin e tij. 

Telesport ka kontaktuar me futbollistin dhe shtatshkurtri nuk e përjashton mundësinë e rikthimit tek ish-ekipi i tij i Flamurtarit. Trajneri Ilir Daja dhe drejtuesit e tjerë e presin, pasi ashtu siç tha dhe administratori Sinan Idrizi në një nga intervistat e tij, Torassa është mjaft korrekt dhe ka bërë mirë me vlonjatët.

Sulmuesi dëshiron rikthimin në Vlorë, por nga krahu tjetër nuk do të vijë pa u paguar nga klubi bregdetar. Në një situatë të tillë, topi kalon sërish nga administratori Sinan Idrizi. Shanset që palët të gjejnë një marrëveshje janë mjaft të mëdha, pasi si Torassa dhe si klubi bregdetar kanë nevojë për njëri-tjetrin në këtë pikë të kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit