Torino mori vendin e Milanit në Europë, Cutrone ka shansin të “hakmerret”!

5 Gusht 2019
20:25
back button

Shorti i hedhur ditën e sotme në Nyon sa i përket turit të playoff për të marrë pjesë në grupet e Europa League ka vendosur përballë çiftet Torino-Shakhtyor Soligors dhe Pyunik-Wolves. Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshen në fazën e fundit përpara grupeve dhe sipas të gjitha gjasave pritet të jetë sfida Torino-Wolverhampton.

Një short aspak i lehtë për Torinon, duke qenë se skuadra e renditur në vend të shtatë vjet në Premier League është një kundërshtar që ështër rritur shumë dhe, madje, vazhdon të fuqizohet në merkato. Ironi e fatit, sepse Torino, që mori vendin e Milanit në Europa League, pas përjashtimit të kuqezinjve nga UEFA, do të ketë përballë Patrick Cutronen, një milanist të lindur!

Dhe, sulmuesi i ri i Wolves, që pritet të debutojë së shpejti, që ndaj ekipit armen në turin e tretë të Europa League, mund t’i ndëshkojë dhe t’i eliminojë nga kompeticioni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit