Torino përmbys Romën! Champions largohet, mbetet vetëm rruga nga Europa League! Manchester: “Jemi të uritur, do kalojmë”

18 Prill 2021
20:43
Telesport
back button

Torino përmbys Roma-n! Një ndeshje ajo e ekipit granata me dy fytyra. Në 45′ e para, pas golit të Mayoral pas vetëm 5 minutash lojë, verdhekuqtë dominuan dhe patën më shumë mundësi duke kontrolluar.

Por, në pjesën e dytë, erdhi reagimi i vendasve që u përgjigjën me Sanabria, Zaza dhe në fund Rincon. Roma e mbylli me dhjetë futbollistë ndeshjen për shkak të daljes me të kuq të Diwara.

Për ekipin verdhekuq, tashmë, duket qartë se mundësia e vetme për të luajtur në Champions sezonin tjetër është të fitojë Europa League… por duhet të kalojë Manchester United, që sot fitoi.

Trajneri Solskjaer madje ka “kërcënuar” duke thënë se “skuadra ime është e uritur për të fituar dhe sidomos për ta mbyllur vitin me trofe, ndaj në Europa League do të japim maksimumin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit