Toronto fiton pas dy kohëve shtesë, rihap betejën për titull në Lindje

20 Maj 2019
8:21
Telesport
back button

Skuadra e Toronto ka fituar pas dy kohëve shtesë 118-112 ndaj Milwaukee në finalen e tretë play off në Konferencën e Lindjes, duke rihapur betejën për titullin kampion në këtë kah të NBA-së. Skuadra kanadeze pati vazhdimisht epërsi, duke e komanduar lojën deri në 11 pikë, porn ë fund rrezikoi ta humbiste atë.

Leonard me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e Toronto, mbështetur nga Siakam me 25 pikë e 11 rebound, një dyshe që bëri diferencën në parket. Për Milwaukee, zhgënjeu Antetokounmpo, që e mbylli me 12 pikë e 23 rebound. Pikët për Bucks erdhën nga stoli, me Hill (24 pikë) e Brogdon (20).

Miqtë tentuan të bëjnë surprizën në kohën shtesë, që ishte mjaft e bukur, por pa sukses. Gjithsesi, skuadra e Milwaukee udhëheq 2-1 serinë e finaleve, ndërkohë që ndeshja e katërt do të luhet sërish në fushën e Toronto.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Toronto, 112-118 (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off

Golden State – Portland, (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit