Toronto “leksion” Clippers, triumfojnë edhe Houston e Spurs

12 Dhjetor 2018
8:23
Telesport
back button

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA, por në fushë kanë zbritur disa nga ekipet pretendente për titull. Toronto ka fituar 123-99 ndaj Clippers, përballja e dy prej ekipeve kryesuese në Konferencat përkatëse, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos. Një ndeshje e mirë e skuadrës kanadeze, që u shkëput që në pjesën e parë, për të thelluar edhe më shumë shifrat në vijim, sfidë ku për miqtë u dalluan Ibaka me 25 pikë e Lowry me 21 (50 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit).

Rikthehet te fitorja ekipi i Houston, që mundi 111-104 Portland, ndeshje me rivalitet , fituar nga teksanët vetëm në periodën e fundit. Harden relizoi 29 pikë, më i miri në fushë, mbështetur edhe nga veteran Chris Paul, që realizoi një “triple double” (11 pikë, 11 rebound e 10 asist). Fiton edhe skuadra e San Antonio, që falë 24 pikëve e 11 rebound të Forbes, mundi 111-86 Phoenix, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Spurs, që i largohen fundit të renditjes.

NBA – Rezultatet e sotme

Houston – Portland, 111-104

San Antonio – Phoenix, 111-86

Clippers – Toronto, 99-123

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit