Toronto rrezikon sezonin e ri prej Covid, gati t’i luajë ndeshjet në Amerikë

23 Tetor 2020
9:45
Telesport
back button

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë sezoni i ri 2020-2021 në NBA (mendohet në janar). Gjithsesi, organizatorët e turneut më të rëndësishëm të basketbollit në botë kanë nisur të mendojnë që tani për atë që do të ndodhë, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Një nga ekipet që ka problem pjesëmarrjen është Toronto Raptors. Kjo për faktin se fluturimet mes Amerikës dhe Kanadasë janë pezulluar si pasojë e koronavirus. Për këtë arsye, Toronto, që një vit më parë shkroi historinë e NBA-së duke fituar titullin kampion, po mendon për të zgjidhje të shpejtë.

Sipas mediave amerikane, skuadra kanadeze synon t’i luajë ndeshjet e saj si skuadër pritëse në stadiumin “KFC Yum” të Louisville, në Kentacky të Amerikës. Kjo situatë do të vazhdojë për sa kohë zgjat pandemia dhe kufijtë janë të mbyllur.

Aktualisht janë të shumta skuadrat kanadeze që marrin pjesë në Ligat Amerikane (bejzboll dhe futboll) dhe kanë vendosur t’i luajnë ndeshjet e tyre në Amerikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit