Toto Wolff braktis Hamilton, zbulon kampionin e ardhshëm të Formula 1

13 Janar 2019
13:55
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka konfirmuar sot se piloti që këtë sezon do të debutojë në Formula 1 do të jetë kampioni i ardhshëm në këtë sport. Wolff deklaroi se britaniku George Russell, 20 vjeç, debutues këtë sezon me Williams, do të shpallet kampion bote në Formula 1 pas 2-3 sezonesh.

Russell e njoh që kur ishte 15 apo 16 vjeç dhe kuptova se do të vijë një ditë në Formula 1. Kjo gjë ndodhi. Tani parashikoj një të ardhme të ndritur të tij, pasi ka reflekse të jashtëzakonshme. Është inteligjent dhe di të pilotojë shkëlqyeshëm”, tha Wolff.

Më tej, shefi i makinës gjermane shton: “Ky sezon i parë do të jetë i rëndësishëm për të për t’u ambientuar me Formula 1. Unë mendoj se pasi të largohen kampionë si Hamilton e Vettel do të shohim Russell që do të duelojë për titull”. Deklaratë kjo që ka shijen e një ftese që shefi i Mercedes i bën talentin britanik për të ardhmen, për të pilotuar makinën gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit