Tottenham-Arsenal, shtyhet derbi i veriut të Londrës. Kaos në Premier League

15 Janar 2022
15:55
Alfred Lleshi
back button

Takimi i planifikuar më 16 janar mes Arsenalit dhe Tottenhamit në Premier League është shtyrë pas një kërkese zyrtare nga “Topçinjtë”. Një mori mungesash për skuadrën e Mike Artetës për shkak të dëmtimeve, Covid-19, Kupës së Kombeve të Afrikës dhe një kartoni të kuq për mesfushorin Granit Xhaka gjatë ndeshjes të së enjtes në “Carabao Cup” me Liverpool, bënë që “Topçinjtë” të kërkojnë që ndeshja të shtyhet. Dhe Premier League tani ka konfirmuar se e kanë anuluar ndeshjen e së dielës.

Mungesa e Arsenalit: Ndëshkrimi i Xhakës me karton të kuq ndaj Liverpool-it i la “Topçinjtë” me pak opsione në mesfushë, me vetëm të rinjtë Charlie Patino dhe Albert Sambi Lokonga në dispozicion të Mikel Arteta. Mungesat e tjera janë këto: Thomas Partey (Afcon), Mohamed Elneny (Afcon), Martin Odegaard (i sëmurë) dhe Emile Smith Rowe (i dëmtuar).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit