Tottenham dërgon skautët për të parë sulmuesin Kosovar, por ka konkurrencë nga Italia

9 Shtator 2019
19:58
back button

Gazeta turke Sabah pretendon se Tottenham Hotspur ka dërguar skautët për të vëzhguar nga pranë sulmuesin e Fenerbahçe-s Vedat Muriqi i cili do të luajë te Kosova ndaj Anglisë.

Megjithatë, Tottenham nuk është klubi i vetëm që interesohet për Muriqin pasi thuhet se edhe Lazio, Fiorentina dhe Napoli kanë shfaqur interes për të, sidomos pas fitores 2-1 të Kosovës ndaj Republikës Çeke.

Fenerbahçe nuk kërkon të heqë dorë prej lojtarit dhe do të luftojë me çdo kusht të mos e humbasë gjatë janarit.

Muriqi mbërriti në Stamboll këtë verë për 3.5 milionë euro nga Caykur Rizespor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit