Tottenham-i dërgon vëzhgues për yllin e Inter-it

19 Mars 2019
20:15
back button

Tottenham Hotspur ka dërguar skautët për të vëzhguar nga afër yllin e Inter, Ivan Perisic, gjatë fitores 3-2 në derbi ndaj Milan. 

Sipas FCInterNews, Spurs kanë pasur përfaqësuesit e tyre në San Siro për të parë nga afër paraqitjen e lojtarit të përfaqësueses kroate. 

Perisic ka kërkuar largimin nga zikaltrit gjatë janarit dhe donte t’i bashkohej Arsenal, por Inter i mbylli dyert duke vendosur një çmim 40 milionë euro. 

Tani thuhet se klubi italian do të kërkojë 35 milionë euro dhe Tottenham kërkon të përfitojë për ta sjellë në Londër. 

Gjithsesi, shifra mbetet e lartë për sulmuesi anësor që mbushi 30 vjeç në shkurt. 

Shumë raporte në Itali theksojnë gjatë javëve të fundit se si Perisic ashtu edhe Mauro Icardi do të largohen në fund të sezonit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit