Tottenham dhe Mourinho fitore heroike, United barazim mes polemikash! (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
17:07
back button

Tottenham ka arritur një fitore heroike dhe me mjaft vlera në fushën e vështirë të Wolves, ku ka triumfuar me shifrat 1-2. Lucas Moura çoi në avantazh “Gjelat” në minutën e tetë, ndërsa reagimi i vendasve erdhi në pjesën e dytë.

Kur sfida po i drejtohej barazimit, Vertonghen shënoi në minutën e 91-të me kokë, duke i dhënë tri pikët të tijve. Tashmë, Tottenham e sheh veten në vendin e pestë me 26 pikë, vetëm tre pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt, që të çon edhe në Champions.

 

Nga ana tjetër, Manchester United nuk e shfrytëzoi dot hapin fals të Chelseat, pasi barazoi me Everton 1-1. Një barazim që duhet thënë shkaktoi shumë polemika, pasi goli i avantazhit të miqve ishte mjaft i dyshimtë për shkak të një faulli ndaj portierit De Gea.

 

Pavarësisht protestave të United, gjyqtari e quajti të rregullt golin dhe pjesa e parë u mbyll 0-1. Në pjesën e dytë erdhi reagimi i “Djajve” me Greenwood, i cili shënoi në të 78-tën, por vetëm aq. Barazim 1-1, me Manchester që duhet të kënaqet me vendin e gjashtë për momentin me 25 pikë, katër më pak se zona Champions.

Ndërkohë, vlen për t’u përmendur që United ka prekur rekordin më negativ të 48 viteve të fundit në sfidën e sotme. Autogoli i Lindelof e çoi në 12 numrin e ndeshjeve që “Djajtë e Kuq” nuk e ruajnë dot portën të paprekur. Një ecuri e tillë ishte regjistruar për herë të fundit pikërisht në vitin 1971, ku në atë kohë, Manchester United pësoi të paktën një gol çdo ndeshje nga muaji prill, deri në muajin gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit