Tottenham e nxjerr në shitje, mesfushori argjentinas në dyshim mes Spanjës dhe Italisë

9 Gusht 2022
14:48
Telesport
back button

E ardhmja e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso është ende e paqartë. 26-vjeccari e mbylli sezonin e kaluar te Villarreal, ku shkoi në formë huazimi në janar nga Tottenham, ndërkohë që aktualisht është rikthyer në Londër. Por këtu ai s’do të qëndrojë gjatë.

Gjithsesi, klubi londinez ka vendosur ta largojë përfundimisht lojtarin, që ka oferta si nga Spanja ashtu dhe nga Italia. Në Spanjë e kërkon sërish skuadra e Villarreal, që kërkon ta marrë sërish në formë huazimi. Trajneri Emery është shprehur se lojtari është titular në formacionin e tij.

Më konkrete ofertta nga Italia, ku Lo Celso kërkohet nga Fiorentina. Për lojtarin, klubi vjollcë është gati të paguajë direkt 2 milionë euro për ta marrë në formë huazimi këtë sezon. Ndërsa verën e ardhshme, Fiorentina është gati të paguajë edhe 20 milionë euro, për të blerë 100% kartonin e lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit