Tottenham, Harry Kane beson te mrekullia

31 Maj 2020
14:48
Denis Hakanaj
back button

Në fillim dëmtimi, më pas ndalesa e detyruar për shkak të coronavirus-it që, në mënyrë paradoksale, ka qenë pozitive për Harry Kane, i cili është kthyer të stërvitet në pritje të rifillimit  të kampionatit.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Tottenham-it, qendërsulmuesi anglez ka shpjeguar qartë se cilët janë objektivat e Spurs për këtë fazë të fundit të sezonit:

“Duhet të përpiqemi ta mbyllim mes katër të parëve”, ka thënë Kane. “Kemi një ndeshje të madhe me Manchester United sapo të kthehemi në fushë dhe nëse bëjmë disa llogari, do të na duhet të fitojmë shtatë ose tetë nga ndeshjet që mbeten për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League”.

“Ky duhet të jetë objektivi ynë dhe duhet ta mbyllim në mënyrën e duhur nëse duam të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm”.

Tottenham ndodhet në vendin e tetë të renditjes me 41 pikë dhe ka përpara Sheffiel United, Wolverhamtpon, Manchester United dhe Chelsea-n përveç treshes së kreut Liverpool, Manchester City dhe Leicester.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit