Tottenham i ofron një kontratë të veçantë sulmuesit

17 Janar 2019
17:49
back button

Tottenham është interesuar për Giuseppe Rossi-n teksa po mundohet t’i shtojë një sulmues skuadrës gjatë janarit pas dëmtimit të Harry Kane. 

Sipas italianes Tuttosport, Spurs kanë kontaktuar sulmuesin italian duke i ofruar një kontratë të veçantë, e cila do ta paguajë në varësi të ndeshjeve të luajtura. 

31-vjeçari është rikthyer të stërvitet me Manchester United si një lojtar i lirë për të përmirësuar gjendjen fizike. 

Sulmuesi italian është dënuar nga dëmtimet e shumta të pësuara gjatë karrierës së tij dhe është pa ekip pasi u largua nga Genoa në fund të sezonit të kaluar. 

Tottenham ka nevojë urgjente për një sulmues pas largimit të Son Heung-min në Kupën e Azisë dhe dëmtimit të Kane, i cili do të qëndrojë larg fushave për rreth një muaj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit