Tottenham i vendos çmimin, dy gjigantë italianë për Trippier

25 Qershor 2019
9:50
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i djathtë i Tottenham, Kieran Trippier, është dëshirë merkatoje e dy klubeve gjigante të Serie A, Juventus dhe Napoli. Transferimi i tij llogaritet i mundshëm për shifrën e 25 milionë stërlinave, raporton “Mirror”. Ish-trajneri i Chelsea, tani në stolin e bardhezinjve të Torinos, Maurizio Sarri, e konsideron futbollistin e kombëtares angleze si zëvendësues të Joao Cancelo. Ky i fundit është afër një marrëveshje për t'u bashkuar me Manchester City.

Edhe Napoli i ka filluar bisedimet për të nënshkruar me Trippier. “Spurs” janë të gatshëm ta shesin 28-vjeçarin, me Serge Aurier dhe Kyle Walker-Peters si opsione për ta zëvendësuar Trippier në formacionin titullar. Tottenham, gjithashtu, është gati të blejë Jack Clarke të Leeds, duke e bërë atë nënshkrim e parë, që kur Lucas Moura erdhi nga PSG, 18 muaj më parë. Klubi nga veriu i Londrës thuhet se e ka mbyllur një marrëveshje prej 8.5 milionë stërlina me 18 vjeçarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit