Tottenham ka gati zëvendësuesin e Harry Kane, synohet golashënuesi i Serisë A

22 Janar 2019
18:25
Telesport
back button

Mungesa e Harry Kane te skuadra e Tottenham, i dëmtuar deri në fund të marsit, mund të zëvendësohet shumë shpejt me një tjetër golashënues. Bëhet fjalë për boshnjakun Edin Dzeko, që prej vitit 2016 luan në Serinë A me Romën, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Sipas Micky Hazard, një legjendë e Tottenham, lojtari boshnjak është zëvendësuesi ideal i Harry Kane. Ai beson te përvoja e Dzeko, i cili ka luajtur edhe më parë në Premier League, me Manchester City (50 gola në 130 ndeshje me “qytetarët”).

Sulmuesi boshnja i Romes, Edin Dzeko

Tottenham nuk ka përse të shohë shumë përreth, por të nxitojë për të nënshkruar me Edin Dzeko, që është i përshtatshëm për skuadrën e Pochettino. Dzeko është i ngjashëm me Kane në karakteristikat e lojës", tha Hazard.

"Dzeko është një lojtar i madh, ka përvojën e duhur si në Premier League ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, ndaj do të ishte i përkryer për sulmin e Tottenham. Nuk do të shihja për sulmues tjetër, por do të dija dakord me boshnjakun”, tha Micky Hazard, një ikonë e Tottenham, që ka këshilluar Pochettino për lëvizjen e radhës në merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit